Politika Përjashtimi i Murrizit/ Alibeaj dhe Dollapi marrin në dorë PD e Lushnjës,...

Përjashtimi i Murrizit/ Alibeaj dhe Dollapi marrin në dorë PD e Lushnjës, nisin ndarjen e re të degës

Partia Demokratike ka nisur riorganizimin e degës së partisë në Lushnje, pas përjashtimit nga të gjitha strukturat të deputetit Myslim Murrizi, i cili doli kundër vendimit të grupit duke mos djegur mandatin.

Murrizi ishte edhe kryetar i degës së PD-së në Lushnje, por pas përjashtimit, Lulzim Basha ka dërguar në këtë qytet Enkelejd Alibeajn dhe Sahit Dollapin, që është sekretar organizativ për të ristrukturuar degën.

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme deputeti Alibeaj dhe Dollapi kanë nisur takimin me demokratët e kësaj zone, ndërsa mësohet se në bazë të riorganizimit të ri do të ketë dy degë, përpos Lushnjes dhe në Divjakë.

Ndërkohë që Murrizi ka deklaruar se do të vijojë që të qëndrojë në Kuvend dhe të votojë cdo ligj apo reforma që do i kërkojnë ndërkombëtarët.