Përmbysje e çmendur e Borussias së Dortmundit në Deutsche Bank Park të Frankfurtit, përballë Eintrachtit vendas me shifrat 2-3, një sukses i madh për verdhezinjtë që jo vetëm e nisin vitin 2022 me këmbën e mbarë, por rikuperuan 3 pikë në renditje ndaj Bayernit kryesues që u mposht nga Gladbach dhe tashmë ka vetëm 6 pikë më shumë se Dortmundi.
Eintracht Frankfurt e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke realizuar dy herë me sulmuesin kolumbian Borre në minutat 15 dhe 24-t.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 71-të kur Thorgan Hazard i shërbyer nga Haaland ngushtoi shifrat.
Atëherë kur u mendua se Frankfurti po shkonte drejt një fitoreje të madhe, Dortmundi realizoi dhe dy herë të tjera me mesfushorët Bellingham në minutën e 87-të dhe Dahoud në të 89-ën për tre pikë të arta që e afrojnë në vetëm 6 pikë me kreun e renditjes.