Numri i të vdekurve nga moti i keq në Gjermani është rritur në të paktën 160, njoftuan autoritet.
Dhjetëra mijëra gjermanë janë prekur nga shkatërrimi i shtëpive të tyre, ndërprerjet e energjisë elektrike, gazit ose linjave telefonike, për të mos përmendur rrugët e zbrazëta, urat e fundosura dhe qytetet nën rrënoja.
Kjo është katastrofa më e madhe natyrore në historinë e viteve të fundit në vend.
Nuk ka mbaruar ende
Numri, ende shumë i përkohshëm, qëndron në 183 të vdekur në të gjithë Europën, me qindra të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur.
Një plan ndihme qeveritare prej ndoshta disa miliardë eurosh është në përgatitje.
Ndërsa tendenca po zvogëlohet në zonën më të prekur, situata po përkeqësohet më tej në jug, në kufirin midis Gjermanisë dhe Austrisë, ku, për shkak të reshjeve të mëdha të lokalizuara, po raportohen përmbytje në këtë zonë.
Një “plan katastrofe” është dekretuar në rrethin gjerman të Berchtesgaden, ku janë në gatishmëri disa qindra zjarrfikës.
Në Austri, qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri në rajonet e Salzburgut dhe Tirolit.
BE ofron mbështetje
Bashkimi Europian gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij përballë këtyre shkatërrimeve nga moti i keq, që prekën gjithashtu Holandën, Luksemburgun dhe Zvicrën.
“Ne, europianët qëndrojmë me ju në këtë kohë të vështirë me gjithë zemrën tonë”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Belgjikë.
Ndikimi politik në Gjermani
Përmbytjet mund të rishpërndajnë mirë kartat e lojës në politikën gjermane, pak më shumë se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, pas të cilave Angela Merkel do të tërhiqet.
Secili kandidat garon me propozime për të forcuar luftën kundër ngrohjes globale, që, sipas ekspertëve, është shkak për përmbytjet.
Humbësi i madh në ditët e fundit është padyshim kandidati konservator, Armin Laschet, favoriti për të pasuar kancelaren aktuale. Gjatë një homazhi për viktimat, presidenti i Nordrhein-Westfalen, një nga rajonet më të prekura, u filmua duke qeshur. Ai u detyrua të kërkojë falje.