Një helikopter dhe një avion i vogël u përplasën në ajër mbi ishullin e Majorkës, ku si pasojë mbetën të vrarë shtatë persona. Aksidenti ndodhi pranë zonës Inka, në veri të ishullit të populluar me turistë të shumtë në këtë periudhë të vitit.
Autoritetet lokale raportuan se dy prej viktimave ishin nën 18 vjeç. Të mitur, si dhe tre prej viktimave të tjera, ishin në helikopter, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin me avionin e vogël. Sipas një media lokale “Diaro de Mallorca”, incidenti ndodhi pikërisht mbi spitalin e zonës.
Pjesë të dy mjeteve fluturuese përfunduan nëpër rrugë dhe kopshtet e shtëpive aty pranë. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shprehu solidaritetin e tij me viktimat dhe keqardhjen për incidentin.