Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes, në provincën e Brescias.
Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri.
Ajo u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere.
27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që përfundoi jashtë rrugës.
Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës.
Por kur e reja doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen.