Një 57-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të shtunën në Novara të Italisë. Ndriçim Binjaku po ecte në rrugë kur u përplas nga një makinë që e hodhi disa metra tutje.
Sipas mediave fqinje, 57-vjeçari jetonte prej vitesh në këtë qytet bashkë me familjen dhe punonte në një ndërmarrje si mekanik. Përplasja ishte shumë e fortë dhe shqiptari gjeti vdekjen në endin e ngjarjes.
Në timonin e makinës mësohet se ishte një 49-vjeçar nga Trecate. Ai u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.
Ndriçim Binjaku ishte baba i 3 fëmijëve.