Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Hysen Picin, i cili përplasi me makinë pak ditë më parë 2 efektivë policie.
Si ndodhi ngjarja në Durrës?
Më 9 qershor Hysen Pici, shoferi i “Range Rover” përplasi efektivët, pasi po ecte në sens të kundërt lëvizjeje.
Më pas, Pici qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga mjeti i tij. Në këto momente edhe efektivët e policisë qëlluan me armë, në tentativë për ta ndaluar.
Pici, në gjendje të dehur mundi të largohet, duke vrapuar në rrugicat e lagjeve, por u arrestua pak minuta më vonë. Atij i është sekuestruar edhe pistoleta që kishte.
Ndërkohë njëri prej efektivëve u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.