Ditën e sotme, në Divjakë, në zonën e quajtur “Tre urat-Çermë” një automjet aksidentoi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Ndonëse drejtuesi i automjetit tip “Fuoristradë” u largua nga vend i ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e tij për në Komisariatin e Lushnjes.
Bëhet fjalë për shtetasin 17-vjeçar J.G ndaj të cilit po kryhen aktualisht veprimet proceduriale përkatëse.