Igli Tare dhe Mauricio Sarri nuk kanë qenë shpesh në një linjë. Drejtori sportiv dhe trajneri i Lacios kanë folur në pak orë distancë për objektivat sezonalë, duke shprehur pikëpamje të ndryshme. Por kjo nuk është diçka e re.
Në të kaluarën Tare dhe Sarri janë përplasur për lojtarë të ndryshëm. Përplasje që kulmuan me rastin e Kamenoviç, të cilin trajneri nuk e donte në 2021-shin dhe ai mbeti pa luajtur për 6 muaj, sepse nuk u federua. Tani drejtori sportiv dhe trajneri përplasen për vlerën e skuadrës dhe ambiciet e saj.
Javën e fundit Sarri tha shpesh se do të ishte një mrekulli, nëse Lacio do të renditjen në 4-shen e parë. Tare nuk mendon kështu.
“Të shkojmë në Champions nuk është mrekulli, – ka thënë ai, – është objektivi ynë, e kemi deklaruar që në fillim të sezonit. Ka vështirësi, sepse këtë objektiv e kanë shumë skuadra, për këtë jam dakord me Sarrin, por besoj se Lacio i kartat në rregull për të luftuar për 4-shen e parë”.
Pas fitores në fushën e Sasuolos, Lacio mban vendin e 5-të, -3 nga Juventusi dhe Interi dhe -4 nga Milani. Për deklaratat e Tares, pas ndeshjes Sarri tha: “Drejtori flet për atë që mendon, unë kam një tru autonom dhe them mendimet e mia. Kur them se për të shkuar në 4-shen e parë duhet një mrekulli, marr diçka në konsideratë.
Kam mendimin se disa skuadra janë më të kompletuara se ne. Pastaj, nëse djemtë luajnë si me Sasuolon, do ta themi fjalën tonë. Secili ka opinionin e vet, pastaj është presidenti që i ‘pret kokën demit’”.