Kulturë Vdes aktorja Gina Lollobrigida, kush ishte ikona e kinemasë italiane

Vdes aktorja Gina Lollobrigida, kush ishte ikona e kinemasë italiane

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare aktorja e njohur e kinemasë italiane, një ndër bukuritë e mëdha të saj, Gina Lollobrigida.

E datëlindjes 1927, lindur në afërsi të Romës ajo nisi karrierën si modele. Pas disa roleve që patën një farë suksesi, Lollobrigida mori famë me një rol në filmin “Beat the Devil” më 1953, përballë Humphrey Bogart.

Më pas luan në filmin “Solomon and Sheba”, apo edhe “Beautiful but dangerous” me të cilin u identifikua si “gruaja më e bukur në botë”.

Ajo u martua me doktorin slloven Milko Škofič, me të cilin u divorcua në vitin 1971.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka fitoi shtatë çmime “David di Donatello”. Fama e saj lidhet me kinemanë e re italiane të neorealizmit. Ajo punoi me regjisorët si, Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Kujdes banditët”), kryesisht në mesin e shekullit të kaluar.

Vitet e fundit, Lollobrigida iu përkushtua mbi të gjitha artit dhe fotografisë, duke organizuar ekspozita të shumta, dhe së fundmi duke botuar një libër me vizatime.