Extra Përplasja epike dy gjigantëve të botës së kafshëve: Elefanti kundër rinocerontit, ja...

Përplasja epike dy gjigantëve të botës së kafshëve: Elefanti kundër rinocerontit, ja kush fiton

Elefanti dhe rinoceronti janë dy ndër kafshët imponuese që jetojnë në tokë. Elefanti, gjitari më i madh në tokë, dallohet nga masa e tij e madhe trupore, hunda ose feçka e gjatë dhe këmbët jashtëzakonisht të forta. Nga ana tjetër, rinoceronti ka një pamje të veçantë me lëkurë të trashë, këmbë të shkurtra dhe një bri të madh të hundës.

Të dyja këto krijesa gjigante përfaqësojnë forcë të madhe dhe bukuri natyrore që i bën ato një pjesë unike të faunës botërore.

Por si duket një përplasje mes dy gjitarëve të mëdhenj?

Në rrjetet sociale është bërë virale një video të një elefanti dhe një rinoceronti që luftojnë sicc duket për kontrollin e territorit.

Në video duket rinoceronti që vendos të sulmojë i pari, por elefanti vendosi të mbrohej dhe përfundimisht e rrëzoi rinocerontin.

Rinoceronti u ngrit më shpejt dhe iku nga elefanti i egër, që normalisht njihen si kafshë paqësore, por dhe ata kanë kufijtë e tyre dhe në këtë mënyrë i dha dhe një leksion rinocerontit.