Politika U shkarkua nga detyra si Ministër i Brendshëm, reagon Bledi Çuçi

U shkarkua nga detyra si Ministër i Brendshëm, reagon Bledi Çuçi

Bledi Çuçi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij nga detyra si Ministër i Brendshëm.

Duke e falenderuar kryeministrin për besimin dhe mbështetjen, Çuçi thotë se për të ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtronte këtë detyrë.

“Falenderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm. Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.

Çuçi po ashtu falenderon ata që ishin krah tij në këtë rrugëtim ndërsa i uron suksese pasardhësit të tij në  këtë post, Taulant Ballës.

“Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfidën e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”, shkruajti Çuçi.