Njeriu që aspiron t’i marrë Donald Trump-it drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, ish-Zv/Presidenti Joe Biden, është shprehur për herë të parë për dialogun Prishtinë-Beograd, një ndër çështjet më të nxehta por të kamufluar mes SHBA dhe BE, është përfshirë në replika të ashpra me të dërguarin Grenell.
Shkaku bë deklarata e Biden-it mbi nevojën e bashkëpunimin mes Uashingtonit e Brukselit, duke argumentuar se ishte pikërisht “kthimin i shpinës” që SHBA i bëri BE-së, ajo që çoi dështimin e madh të 27 qershorit.
Biden kritikoi administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
“Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet”, shkroi Biden, në një prirje të qartë për ta nisur fushatën që tani.
“Administrata ime do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”, tha kandidati për president nga radhët e demokratëve.
Që këtu më pas nisi replikimi me të dërguarin Richard Grenell. Ky i fundit akuzoi Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve.
Me këtë akt, shkruan Grenell në një seri postimesh në Twitter, garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.
“Në dallim nga taktika e llafeve pa vepra e Biden-it,” shprehet më tej Grenell, “administrata Trump është e përqëndruar tek hedhja e hapave të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik mes dy vendeve”.
“Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes tetë vjet premtimesh boshe të administratës Obama-Biden dhe veprave të administratës Trump”.
Grenell përmend marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor e rrugor mes dy vendeve të arritura me angazhimin amerikan si shembull se administrata Trump ka arritur “rezultate të dëshiruara prej kohësh dhe Joe Biden vetëm vazhdon e flet, ashtu siç ka bërë për 40 vjet në Uashington”.
Joe Biden, thotë më tej se Grenell ka qenë gabim në thuajse çdo vendim të rëndësishëm të politikës së jashtme, prandaj “nuk ka asgjë për t’u çuditur që ai përsëri ofron vetëm fjalë e premtime boshe për popullin e Kosovës e Serbisë”.