Lagjja “Fushë-Mbret” në Elbasan u trondit nga të shtëna me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure.
Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat.
I plagosur është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.