Kryesore Ekstradohet në Shqipëri ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia

Ekstradohet në Shqipëri ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar këtë të mërkurë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë.

Ai ndodhet në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998.

Ish-truproja i Sali Berishës gjatë kohës që ky ka qenë President i vendit u dënua me 25 vite burg.

Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

Vetë Izet Haxhia ka deklaruar për News 24 se është njohur sot me vendimin e gjykatës.

Sipas tij është e çuditshme që “u kujtuan pas 12 vitesh për ekstradimin e tij dhe tashmë që janë arrestuar peshqit e mëdhenj”.

Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri tjetrin.