Aktualitet ‘Përplasje’ për zgjedhjet në Shkodër, punonjësit e Bashkisë tentojnë të djegin KZAZ...

‘Përplasje’ për zgjedhjet në Shkodër, punonjësit e Bashkisë tentojnë të djegin KZAZ Nr.3

Të tjera tensione janë shënuar mbrëmjen e së martës, këtë radhë në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se dhjetëra punonjës të Bashkisë si dhe militantë të Partise Demokratike kanë tentuar të hyjn në shkollën “Shejnaze Juka”.

Burime nga terreni raportojnë se janë thyer xhamat si dhe është tentuar t’i vihet flaka shkollës në fjalë.

Përplasja me forcat e rendit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme nga kryebashkiakja Voltana Ademi për ta ndaluar procesin zgjedhor me çfardolloj mjeti.

Ditën e sotme, Admi u kërkoi shkollave të Shkodrës që të dorëzojnë materialet zgjedhore dhe të mos kthehen në qendra votimi. Por këto të fundit nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së saj.