Ndryshe nga Tirana ka qenë mbrëmja e djeshme në Roterdam të Holandës pas humbjes së Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës.
Tifozë të shumtë të zhgënjyer u përplasën me policinë duke shkaktuar shkatërrime të shumta.
Një tramvaj dhe një autobus u shkatërruan, ndërsa u thyen shumë xhama vitrinash.
Policia arrestoi 72 persona të përfshirë në akte dhune, ndërsa 2 efektivë u lënduan nga sendet e forta.
Qetësia u vendos vetëm pas orës 1 të mëngjesit pasi policia përdori ujë për të shpërndarë turmat.