Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, është shoqëruar me protesta dhe incidente për shkak të përplasjes së militantëve të opozitës me policinë.
Si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur disa persona.
Një ndër ta është edhe kreu i sindikatave të pavarura Arben Cuka.
Për shkak të të lënduarve në vendngjarje kanë shkuar disa auto-ambulanca, ku disa prej tyre janë kthyre edhe bosh, për shkak se nuk kanë mundur të tejkalojnë kordonin e policisë.
Deri tani janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës 9 të dëmtuar, 2 policë e 7 civilë.