Gjithnjë e më shumë po shtohet ideja se udhëtimi i bën mirë njerëzve. Kultura, aroma, tradita, ushqimi, veshja apo arkitektura janë fjalët kyçë që na vijnë në mend kur planifikojmë të udhëtojmë jashtë vendit.
Në kohët e dikutaturës ishte e ndaluar të lëvizje jashtë vendit dhe për këtë edhe mund të dënoheshe, edhe me vdekje dhe pikërisht për këtë arsye kritikë të ndryshëm thonë se vendet e izoluara janë të paintegruara kulturalisht, politikisht, as nga ana ekonomike apo dhe ajo sociale.
Këtë e thekson edhe gazetarja e njohur e National Geographic, Katie Couric e cila së bashku më operatorët e saj udhëton ku të ketë mundësi duke regjistruar gjithçka.
“Pyes taksistët, kamarierët për gjithçka sepse gjithçka më bën mua si njeri. Mundohem të zbuloj shumë për një vent, shoh sinjalet në rrugë, aromën dhe sigurisht ushqimin”. Ajo shton se fakti it ë qenit një gazetar e privilegjon për të udhëtuar por ajo thekson se të gjithë e kanë një mundësi të udhëtojnë.
E pyetur për udhimetimet e saj të cilat i qëndis mjaft bukur përmes dokumentarëve ajo thotë se gjëja e parë që lidh kulturën me vendin është ushqimi dhe muzika, përmend topografinë dhë zhvillimin e Polonisë.
Katie thotë se të udhëtosh do të thotë të bëhesh më i zgjuar, të zhvillohesh kulturalisht, të bëhesh më tolerant dhe më e rëndësishmja: Bëhesh qytetar i botës!
E pyetur se cila ka qenë eksperienca më e bukur dhe ushqimi më interesant ajo përmend Kinën dhe Italinë duke thënë: “Përjetova një drekë shumë të shijshme edhe pse të çuditshme gjatë kohës që po shikoja Murin e Madh Kinez. Gjithashtu kur ish në Itali për muaj mjalti me bashkëshortin tim u argëtova sepse fillova një kurs të shkurtër gatimi atje dhe ishte eksperiencë aq e bukur sa tashmë mund të them me bindje se “E qaj gatimin e Gnochi”.