Qartësia e ujit të këtij liqeni arrin deri në 21m, dhe zona eufotike e liqenit – e cila merr dritë të mjaftueshme për fotosintezën – shtrihet deri në 150m, për shkak të pastërtisë së saj të jashtëzakonshme. Ndërsa uji është gjithmonë i pastër si kristal, muajt e dimrit ofrojnë qartësi më të lartë. Specie të ndryshme kanë qenë në gjendje të evoluojnë dhe të përshtaten me hapësirat nënujore të cilët nuk do të mund të mbijetonin në liqene të mbushura me pak dritë.
Por pse Liqeni i Ohrit është kaq i pastër?
Një nga arsyet që e bën Liqenin e Ohrit të dallojë nga shumë liqene të tjerë janë kanalet e shumta që e furnizojnë në brendësi. Ndryshe nga shumë ujëra të brendshme, në këtë liqen, vjen shumë pak ujë nga lumenjtë e sedimenteve – dikur vinte më pak se 10% përpara se lumi Sateska të devijohej në vitet 1960.
Burimet më të mëdha që furnizojnë Ohrin janë individuale (përafërsisht 50%). Pra janë kanale të rralla nëntokësore që kalojnë nëpër malin karstic të Galicicës në bregun lindor të liqenit. Këto kanale nëntokësore sjellin ujë nga reshjet, por disa burojnë edhe prej Liqenit të Prespës, duke lënë disa nga ushqyesit e ujrave (rreth 65% e fosforit) përgjatë rrugës. Kjo procedurë ndihmon për të penguar një proces të njohur si eutrofikim, i cili mund të nxisë rritjen e algave dhe të shkaktojë zvogëlimin e qartësisë së ujit. Në të njëjtën kohë, duke kaluar nëpër shtigjet e shkëmbinjve të nëndheshëm, uji nuk grumbullon papastërtitë, ndërkohë që në raste të tjera të kanaleve nëntokësore ndodh. Është një veprim i mirëbalancuar.
Nëse të gjitha lëndët ushqyese do të zvogëloheshin, bota e pasur nënujore e liqenit të Ohrit, sidomos nga burimet – ku ka shpesh mikro-metropole për specie unike – nuk do të ishte e mundur. Sistemi i burimit të ujit ka një tjetër ‘as nën mëngë” gjithashtu. Kur futesh në liqen, ujërat e burimit janë të ftohta, kështu që ata tentojnë të zhyten thellë në kohën e verës, gjë që i merr këto lëndë ushqyese të kufizuara larg nga niveli i sipërfaqes, ku aty do të vendosnin proceset e bllokimit të dritës. Kjo është në kontrast me ujin që vjen nga lumenjtë që shpesh rrjedhin në një nivel më të lartë. Përveç kanaleve karstike që sjellin ujë të cilësisë së lartë përmes malit Galicica për t’u inkorporuar në burimet e liqenit të Ohrit, infrastruktura natyrale për pastrimin e ujit përfshin edhe ‘Studenchishte Marsh’, një zonë ligatinore në Maqedoni, që vepron si një tampon shtesë për të parandaluar ushqyesit e padurueshëm që hyjnë në liqen. Rezultati është qartësia optimale që kontribuon në zhvillimin jetës së gjallë nënujore dhe në bukurinë e liqenit të Ohrit.
Burimi: Ohrid SOS