Përzgjidhen 6 çifte emrash për yllin dhe planetin që i përkasin Shqipërisë në konferencën shkencore e cila u zhvillua me këtë qëllim. Pra janë përzgjedhur 12 emra nga 120 që ishin propozimet e qindra qytetarëve.
Emrat e përzgjedhur janë: Ilyrjan/Gent; Arbër/Gjergj; Drin /Shkumbin; Korab /Tomorr; Mirditë/ Miras.
Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj tha se kanë bërë përzgjedhjen me të detajuar pasi këto emra në kuptimin e tyre kanë të përfshira shumë histori, kulturë, por edhe pozicione gjeografike të Shqipërisë.
Sipas fizikantes Mimoza Hafizi, Akademia e Shkencave përzgjodhi këto çifte emrash do të votohen online nga qytetarët. Linku i votimi online është krijuar në bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar të Astronomëve do të qëndrojë i hapur për 2 javë. Ndërkohë që bëri dhe një apel për ruajtjen e Gjuhës Shqipe.
Ylli që i është dhënë vendit tonë, njihet me emrin teknik HD 82.886, ai është 416 vite-dritë larg nesh, në kostelacionin e Luanit të Vogël. Ndërsa planeti që vërtitet rreth tij është qindra herë më i madh se Toka dhe ngjan me Jupiterin.