Aktualitet Gjykata e Lartë, Theodhori Sollaku skualifikohet nga gara

Gjykata e Lartë, Theodhori Sollaku skualifikohet nga gara

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku është skualifikuar nga gara për anëtar në Gjykatën e Lartë.

Lajmi konfirmohet nga vetë Sollaku, i cili tha se shkak për këtë vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor është bërë një vendim shkarkimi nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sipas dispozitave ligjore të KLGJ, ndalohet emërimi në Gjykatën e Lartë, nga juristët e spikatur, të cilët  janë larguar apo shkarkuar për shkelje ligjore ose disiplinore.

Sollaku tha se do ta apelojë vendimin.

Gjithsej në garë ishin 22 kandidatë, prej të cilëve KLGJ kualifikoi vetëm 8, por me largimin e Sollakut mbeten 7. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë. 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e juristëve të spikatur.