Misse Beqiri, motra e Flamur Beqirit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Londër ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, pesë javë pas ngjarjes së rëndë.
“Forca është gjithçka që më mësove“, shkruan ajo bashkëngjitur fotos ku shihet hipur në kalë. Në fotot e tjera të publikuara shihet edhe prania e vajzës së saj dhe të fejuarit, Jake.
Një burim për “MailOnline” bëri të ditur se ngjarja e ndodhur i afroi ata më shumë me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht i bëri të kuptojnë se sa e rëndësishme është familja. Burimi gjithashtu shtoi se Jake i ri-propozoi Missé të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre.
Vëllai i Misse Beqirit, Flamur Beqiri u vra jashtë shtëpisë së tij në Londër, ditën e Krishtlindjes në prani të bashkëshortes Debora Krasniqi dhe fëmijës së tyre të mitur.
Flamur Beqiri, që njihet edhe me emrin Alex, ishte një qytetar suedez me origjinë shqiptare, i cili ishte larguar nga Malmo për në Londër, gati pesë vjet më parë.
Policia dyshon se 36-vjeçari u vra për shkak të konflikteve për pazaret e drogës. Në Suedi, Flamur Beqiri kishte patur çështje penale për trafik droge.