Edhe këtë javë, nëpër media kryesonin lajmet për COVID-19, teksa pandemia i kaloi 2.1 milionë të prekur në mbarë botën.
Por edhe pse pandemia ka pushtuar lajmet kryesore, bota nuk ka ndaluar krejtësisht.
Më poshtë ngjarjet që mund t’ju kenë shpëtuar:
Deputetët polakë shtyjnë projektligjin e që ngjalli polemika mbi abortin dhe lëndën e edukatës seksuale
Të enjten, parlamenti polak votoi për të shtyrë dy projektligje, të cilat nëse miratohen, do ta kufizonin dhe më tej të drejtën e abortit dhe do të ndalonin lëndën e edukimit seksual nëpër shkolla.
Grupet që janë në favor të abortit e lavdëruan vendimin e parlamentit, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut e cilësuan si një hap pas duke theksuar se nuk kishin mundur ta protestonin projektligjin për shkak të kufizimeve në lëvizje nga koronavirus.
Zjarret në pyjet pranë reaktorit bërthamor të Çernobilit janë nën kontroll, thonë autoritetet ukrainase
Një zjarr nisi të përhapej në pyjet përreth Çernobilit më 4 prill, pasi banorët e zonës po përpiqeshin të digjnin mbeturinat.
Skuadra e zjarrfikësve ia doli të kontrollojë flakët e para, por zjarre të tjera u shfaqën gjatë së enjtes duke u përhapur edhe më shumë për shkak të erërave të forta.
Autoritetet këmbëngulin se zjarri nuk përbën rrezik për mbetjet radioaktive pranë Çernobilit, por kanë këshilluar banorët e Kievit që të pinë sasi të mëdha uji dhe të mbulojnë dritaret me copa të lagura.
Ryanair renditet bashkë me fabrikat e qymyrit për ndotjen më të lartë në Europë
Kompania ajrore Ryanair u rendit në vend të shtatë për ndotje në Europë sipas të dhënave nga një agjenci europiane për matjen e emetimeve të publikuara, pasi kompania irlandeze kishte rritur prej afro 6 për qind emetimet e karbonit brenda Europës gjatë vitit të shkuar.
“Qeveritë duhet të mbështesin punonjësit e aviacionit gjatë kësaj krize, por emetimet e karbonit do të rriten sërish nëse kompanitë nuk fillojnë të përshtaten me teknologji të gjelbra” tha organizata joqeveritare Transporti dhe Mjedisi.
Përvjetori i zjarrit në Katedralen e Notre Damit
Më 15 prill 2019, një zjarr dëmtoi rëndë Katedralen e Notre Damit në Paris, duke djegur kupolën dhe një pjesë të çatisë dhe duke lënë miliona shikues përreth botës të tronditur.
Restaurimi i veprës ikonë të artit gotik është pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus.
Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare legjenda e garave me makina Stirling Moss
Stirling Moss konsiderohej si një ndër pilotët më të mirë të “Formula Uno” por që nuk ia doli kurrë të fitojë një kampionat botëror.
“Nëse nuk po përpiqesh të fitosh me çdo kusht, atëherë çfarë je duke bërë këtu?” thonte dikur Moss.
Karriera e tij u mbyll në moshën 31-vjeçare pas një aksidenti të rëndë që e la në koma për një muaj në prill të 1962.