Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një person ka sulmuar me thikë besimtarët brenda objektit të kultit.
Pesë besimtarë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me thikë i 34-vjeçarit Rudolf Nikolli nga Burreli. Ky i fundit goditi me mjetin prerës besimtarët duke plagosur 5 prej tyre.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori Rudolf Nikolla është dërguar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.
Nga verifikimet rezulton se 34-vjeçari ka kryer një akt të tillë edhe pak kohë më parë. Në muajin Mars të këtij viti ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve.