Një peticion në Izrael po bën thirrje që këngët e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa të transmetohen në radion Army and Galgalatz, të këtij vendi.
Ky vendim erdhi menjëherë pasi Dua ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-Izrael, ku pretendonte se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë.
Organizata “Im Tirzu” kontaktoi Ministrin e Kulturës, Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz, për të kërkuar që peticioni të merret seriozisht dhe të ndalohet transmetimi i këngëve të saj
“Nxitja kundër ushtarëve të IDF, antisemitizmi, shpifjet, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet në postimin që këngëtarja ndau, e bëjnë të papërshtashme që një radio stacion i lidhur me IDF, të vazhdojë të transmetojë këngët e saj. Është e pakonceptueshme që një stacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF“, tha menaxher i mediave dixhitale të “Im Tirzu”, Dov Trachtman.
Pas kësaj kërkese nga ana e tij, mbi 3,000 persona kanë nënshkruar peticionin.