Drejtori i burgut 313, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra. Vendimi nga Ministria e Drejtësisë erdhi pasi ai dyshohet se kishte kryer disa shkelje shkruan shqiptarja.com.
Ndërkohë është çelur gara për rekrutimin e kandidatëve të rinj në kuadër të reformës së thellë në burgje e cila po transformon dita ditës të gjithë sistemin penitenciar.
Ministrja Gjonaj paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli. Vëmendja është rritur së tepërmi dhe sistemi i burgjeve në vend është kthyer një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë.