Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një konferencë për shtyp mesditën e së dielës, ka njoftuar se mësimi në Qarkun Durrës do të pezullohet deri në 9 dhjetor, ndërkohë që në Qarkun Tiranë dhe Lezhë pezullohet deri në 5 dhjetor.
Por, ministrja shtoi se mësuesit do të duhet të dalin në punë që nesër, për të krijuar një ambient të ngrohtë për rikthimin e nxënësve në shkollë.
“Në Qarkun Durrës mësimi pezullohet deri në 9 dhjetor. Në Qarkun Tiranë dhe Lezhë mësimi do jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera në rast se nuk sigurohemi që të gjitha shkollat në gjendje të sigurt. Në të gjitha qarqet e tjera mësimi fillon normalisht. Mësuesit i presim në punë nga nesër”, tha Shahini.