Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi sot se do të qëndrojë pezull puna në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë deri më 22 Prill.
Në një deklaratë të shpërndarë nga ky këshill thuhet se vendimi vjen si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë. Përjashtim do të bëjnë vetëm çështjet që do të kategorizohen si “të ngutshme” apo “urgjente”.
KLGJ u bën apel qytetarëve të mos paraqiten pranë gjykatave, përveç rasteve kur orientohen nga një punonjës i gjykatës dhe për një çështje specifike.