Të harrohet sa më shpejt derbi. Juventusi nuk ka shumë kohë për të festuar fitoren kundër Torinos. Të martën e ardhshme do të luhet sfida kundër Barcelonës në javën e fundit të fazës me grupe të Champions League.
Për sfidën e Camp Nou, Andrea Pirlo duhet të bëjë disa ndryshime mes lojtarëve, por jo në skemë. Do të luhet përsëri me 4-4-2, me CR7 në sulm i mbështetur nga Morata dhe jo Dybala, sipas Tuttosport.
Në krahun e majtë mund të jetë Ramsey, i aktivizuar në fundin e ndeshjes së djeshme kundër Torino-s, ndërsa në qendër të mesfushës duket se do të kthehet Arthur në krah të McKennie, me këtë të fundit që shënoi dje.
Tre lojtarë janë në garë për një vend në krahun e djathtë: Kulusevski, Bernardeschi e Chiesa.