Një biznesmen që piu marijuanë në Las Vegas, përpara se të fluturonte për në Dubai, tani e gjen veten në telashe pasi rrezikon tre vjet burg për përdorim droge.
Peter Clark u arrestua nga policia në Dubai, pasi gjurmë të drogës u gjetën në trupin e tij kur u shtrua me urgjencë në spital për trajtim.
Clark, një krijues i lojërave elektronike, i cili më parë ka punuar për Xbox dhe Playstation, dëshironte një aventurë të re dhe për këtë arsye fluturoi për në Dubai më 24 shkurt për të kërkuar studio regjistrimi.
Për herë të fundit ai kishte pirë marijuanë disa ditë para se të fluturonte nga Las Vegas, për një udhëtim pune në Emiratet e Bashkuara Arabe.
51-vjeçari do të qëndronte vetëm një ditë në Dubai, kur u sëmur nga pankreasi dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Infermierët morën një mostër urine e cila tregoi gjurmë të marijuanës. Siç kërkohet nga ligji i Dubait, ata informuan policinë për rezultatet dhe tashmë Clarc përballet me një akuzë për drogë që parashikon deri në 3 vite dënim.