Miralem Pjanic ka festuar fitoren e Superkupës së Italisë duke u tallur me Milan-in, i mundur në finalen e luajtur në Jeddah.
Mesfushori boshnjak ka postuar një fotografi në Instagram me trofeun në dorë, të shoqëruar me një mesazh të qartë.
“Kjo finale largon çdo dyshim se kush ishte më i fortë mes kampionëve të Italisë dhe fituesve të Kupës së Italisë”, ka shkruar ylli i Juventus.
Të dy kompeticionet e përmendura nga mesfushori janë fituar nga bardhezinjtë, që duket qartë se nuk ka rivalë në Itali për momentin.