Pjerin Ndreu, deputet i partisë Socialiste por edhe drejtues me karrierë të pasur në Policinë e Shtetit, komentoi i ftuar në studiot e A2 ngjarjen që ka monopolizuar vëmendjen e mediave, arrestimin e të shumëkërkuarit Kelmend Balili.
Ndreu nuk kupton atë që ai cilëson “një furtunë në gotë”, pra polemikat për arrestimin e Balilit, që për disa ishte vetëdorëzim”: “Rëndësi ka që një person shume i kërkuar është arrestuar. Forma e arrestimit ka ngjallur një furtunë në gotë! Negocimi njihet në format e veprimi të policisë”.
Sipas Ndreut “ ka patur një proces vëzhgimi dhe negocimi, dhe kjo është krejt normale për policinë, edhe në operacion e sipër bëhet negocimi, më ka ndodhur edhe mua”.
Me eksperiencën e tij, as episodi i arrestimit nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu nuk i bën përshtypje. “Për sa kohë drejtori është funksionar i policisë, mund të kryej atë arrest edhe personalisht”.
Më pas Nderu i rikthehet rolit të tij si deputet dhe, nuk mungon të thumboi opozitën. “Kam 6 vjet si deputet dhe nuk ka parë njëherë opozitën të merret me një projektligj, jemi detyruar ne të bëjmë opozitë. Jemi në mungesë totale të opozitës”.
Dhe bën një shembull që e ka veçanërisht për zemër. “ Shikoni Bashkinë e Lezhës, në gjendje katastrofike, është e vetmja në 61 bashki në faliment”.