Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një komunikim me mediat se kandidatët e dalë nga primaret e PD janë superkandidatë fitues në 14 maj.
Meta u shpreh se asnjë mekanizëm nuk i ndalon ata që i quajti superkandidatë të koalicioni të përbashkët PD-PL të jenë fitues në zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk ka mekanizëm, hile dhe poshtërsi që i ndalon superkandidatët e primareve që të jenë fitimtarë në 14 maj. Këtë proces e udhëhoqën shqiptarët, tani janë superkandidatët na udhëheqin ne; në Tiranë Belind Këlliçi, në Elbasan Luçiano Boçi”, tha Meta.
Meta iu shmang përgjigjes teksa u pyet lidhur me hezitimin e Berishë për të regjistruar kandidatët e primareve nën logon e PL. Meta tha se koalicioni mes tyre do të jetë shumë i suksesshëm dhe ndryshimin do ta ndiejnë shqiptarët pas 14 majit.