Aktualitet Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Tiranë, kapet autori

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Tiranë, kapet autori

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë këtë të mërkurë në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Sipas policisë, i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa është bërë e mundur kapja e autorit.

“Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.