Extra Kiara i dërgon dron Luizit në BBVA, ja mesazhi i saj i...

Kiara i dërgon dron Luizit në BBVA, ja mesazhi i saj i koduar

Pas 91 ditëve bashkëjetesë, kjo javë larg njëri-tjetrit po iu duket shekull Luizit dhe Kiarës.

Luizi vijon garën në “Big Brother” me qëllimin që të fitojë çmimin e madh, sikurse ia kërkoi edhe Kiara. Por, shprehet çdo ditë se i mungon partnerja dhe i bën dedikime të ëmbla. Kjo e fundit, është tanimë është fansja më e madhe e Luizit, teksa në mediat sociale ka treguar se e sheh 24 orë.

Ndërkohë, sot Kiara i ka dërguar edhe një dron Luizit. Ajo ka vendosur foton e tyre nga dasma brenda BBVA, duke shkruar: “Të kam zemër! Të dua, Kiara!”

Ky dron ka lumturuar pa masë Luizin dhe shihet nga reagimi i tij teksa e sheh kur ndodhet në verandë. Videon e reagimt të Luizit e ka postuar në InstaStory edhe Kiara duke konfirmuar se droni i është dërguar prej saj.

Duket se me anë të këtij droni, Kiara i çoi dhe një mesazh të koduar që nuk dihet nëse e ka mbajtur Luizi atë çka i ka thënë dikur apo jo. Këngëtari i ka thënë Kiarës kur ndodheshin të dy në BBV që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyet unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke me më thanë “Të kam zemër”. Nqs thua “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë”, i tha Luizi në atë kohë Kiarës.