Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti të çastit në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur në konflikt u përfshirë 3 persona.
Një 45-vjeçar me iniciale E.K. goditi me thikë E.B. 40 vjeç dhe F.D. 37 vjeç të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.