Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Tiranës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në zonën e njohur si Kodra e Diellit.
Shtetasi me iniciale J. Sh., 35 vjeç, është paraqitur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Traumës.
Pasi është njoftuar nga mjekët, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit O. B.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh., fqinjin e tij.