Sport Plani i UEFA-s: Champions dhe Europa League në gusht, por me një...

Plani i UEFA-s: Champions dhe Europa League në gusht, por me një version të ri

Ndërsa bota vazhdon luftën ndaj Covid-19, qeveria e futbollit evropian është në kërkim të zgjidhjeve për t’i dhënë fund kampionateve me qëllimin për të mos mbërritur në shtator. UEFA e ka bërë të qartë disa herë se prioritet janë kampionatet kombëtare, por dëshiron të mbyllë edhe Champions dhe Europa League, hipoteza e fundit shkon në fund të verës: dy kupat mund të përfundojnë në tre javë gjatë muajit gusht.

Sunday Express dhe The Sun lajmërojnë këtë version të ri që mbërrin nga Nyon. Është e qartë se duke synuar të luhet në Evropë në gusht, afati për nisjen e kampionateve kombëtare me skuadrat e përfshira në kupa nuk mund të shkojë përtej mesit të qershorit. Gjithnjë me dyer të mbyllura dhe në TV, siç kishte bërë të ditur Ceferin.

OPSIONET E MUNDSHME

1) FINAL EIGHT

Ndoshta zgjidhja më e vështirë për tu arritur, pasi duket e komplikuar të mbledhësh tetë skuadra në një qytet të vetëm. Në çdo rast do të rikuperoheshin 1/8 që mungojnë e pastaj tetë të kualifikuarat në çerekfinale do të garonin në ndeshje teke në një stadium të vetëm.

2) FINAL FOUR

Një version më i lehtë, e për këtë arsye më i thjeshtë, se tetë më të mirët: në krahasim me hipotezën e tretë, këtë herë do të niste nga gjysmëfinalet. 11 ndeshje në tre javë në një qytet të vetëm, të zgjedhur gjithnjë nga UEFA.

3) GARA TEKE

11 ndeshje në një maksimum prej katër javësh: do të rikuperohen 1/8 pastaj çerekfinalet e gjysmëfinalet do të luheshin me nga ndeshje teke për të mbërritur deri tek finalja.