Vrasja e Kleant Musabelliut ish-punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve duhej të kryhej, dhe për këtë ishte vendosur një afat.
Deri në 1 shtator 2020, vrasja duhej të ishte realizuar, dhe se ajo do behej qoftë dhe për opinion dhe reputacion.
Paralelisht me përgatitjen e vrasjes së Gjin Boriçit, në ditët e para të Gushtit 2020, grupi përgatitej për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë.
Vrasjen e kërkonte Pëllumb Gjoka, ndërsa atë do e kryente Ervis Martinaj dhe Behar Bajri.
Ky i fundit në datën 8 gusht kishte organizuar vrasjen e Gjin Boriçit dhe më tej do vrisnin dhe një person tjetër në Tiranë të quajtur “Manuel”.
Edhe ekzekutimi i Manuelit do realizohej për llogari të Martinaj, ku shkëmbimi do ishte një me dy viktima.
Musabelliu, në 2017 për shkak të një sherri për fëmijët, i kishte futur një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokës, duke i ulur reputacionin dhe plagosur lehtë.
Me ligj Gjoka e kishte falur, por me kanun jo. Madje dyshohet se i ka çuar fjalë se ishin në gjak me të.
Musabelliu u akuzua për kanosje me armë dhe plagosje të lehtë me dashje.
Por për shkak të faljes ligjore që bëri Gjoka, ish-punonjësi i burgjeve, përfitoi dhe çështja penale kundër tij u pushua.
Musabelliu qëndroi në burg vetëm gjatë kohës së paraburgimit.
Por pas daljes nga burgu, Gjoka vijoi ta përndjekë me qëllim vrasjen e tij në shenjë hakmarrje, dhe për këtë punë ai kishte ngarkuar Behar Bajrin, Ervis Martinaj dhe Klodor Hakaj.
Klodor Hakaj, është njeriu që ka survejuar hap pas hapi objektivin dhe në kohë reale, ka njoftuar Pëllumb Gjokën.
Sipas dosjes në 3 gusht 2020 ora 09:53 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si shtetasi Klaodor Haka.
Klaodori i shkruan, A4321YD “…të takoj sot, një pallat larg meje, e pash rastësisht se isha me të shtëpisë, e ndjeka dhe shkoj tek një bankë. E kam ndjek gjithkund, është tek një bankë tani. Ky merr rrogë. është akoma tek bankomati duke prit radhën. Ai është, se kam 15 minuta duke e ndjek, po s’mund ti afrohem afër se kam shumë duke e ndjek”.
Klaodori i dërgon Pëllumbit disa foto të një personi i cili ka karakteristika fizike të ngjashme me shtetasin Kleant Musabelliu.
Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klaodor Haka.
Klaodori i shkruan, se “…harrova me të thënë atë ditë, “qera e vdekjes” i kishte ra krejt, por do i q****t motra atij kurve. Është zbukuru, i ka ra nuri i vdekjes. I ka çu zoti ferrë në der të shtëpisë, hahaha…”
Vrasësit dyshohet se i kishte sjellë nga jashtë Behar Bajri.
Në një bisedë mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Behari i shkruan duke e pyetur nëse, e do sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.
Pellumbi përgjigjet që e dua “të vdekur vëlla”. Behari i shkruan, se “këta më kollaj e kanë të vdekur”. Pëllumbi i përgjigjet, “edhe unë ashtu e dua”.
Ndërsa ky i fundit e porosit Pëllumb Gjokën që të ekspozohet shpesh nëpër vende ku ka kamera, me qëllim ti përdorë më pas si argument nëse lindin dyshime mbi të.
Sipas dosjes franceze të siguruar nga “Ora News“, në datën 10 gusht 2020 në orën 20:29 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka.
Klodori i shkruan që “takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova çdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhash dhe foto dhe skicën. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri dmth ik pa merak vlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjm tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej. Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyne unë, ccdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s’ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në çfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q***t motra e ke në tokë. Gjushin me motorr, ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motor”.
Në orën 20:47 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj. Klodori e pyet, nëse e takove shokun? Në vazhdimësi Klodori i tregon që “e takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhashë dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që skam fol me “V”. Ja dhashë te gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj, natën”.
Në orën 22:10 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i shkruan “…shpejt kryhet puna, fola me të…”
Më datë 11 gusht 2020 në orën 14:43 shtetasi Edmond Preka duke përdorur GSKC24 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.
Ky i fundit i shprehet që “mbrëmë u takova me do njerëz se kisha pak punë andej nga lagja ime“. Më datë 12.08.2020 në orën 11.46 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Behari i shprehet duke i thënë, “…o vëlla afati është deri me 1 shtator mund ti shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera”.
Pëllumbi e pyet se, “…kur e mendon ditën” dhe Behari i tregon që “unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn këtë”.
Pëllumbi i shkruan: “Ok vëlla…”
Behari i shkruan, “që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis“. Pëllumbi i shkruan që, “shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai”.
Behari i shkruan që, “nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai”.
Pëllumbi i shkruan që, “po po ai duhet me ik.”
Më datë 13 gusht 2020 ora 01:15 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Behari i shkruan që, “…para datës 1 është e kryme puna jote”, Pellumbi i përgjigjet, “ok vëlla”.
Në orën 15:24 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka dhe Klodori i shprehet që, “krejt mirë është situata, çështje ditësh, plus, minus me orë të numëruara është”.
Në orën 20:59 Klodor Haka duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Klodori i kërkon Pëllumbit që, “ti dërgoj fotot që i ka pas dhënë këtu në “Sky”. Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për “Kapedanin” se donte me i pa, se unë i kam pas fshi. Kan has njerëzit pa merak.
Kishte qef “Kapedani” me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Eshtë çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do ham darkën”.
Në orën 21:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i shkruan që, “deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh”.
Pëllumbi i përgjigjet që, “këtu kam nejt në kamera”.
dua.