Aktualitet Koncesioni i sterilizimit, ish-ministrja e Financave Anila Denaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Koncesioni i sterilizimit, ish-ministrja e Financave Anila Denaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ish-ministrja Denaj është thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit në lidhje me lëvrimin e fondeve që është bërë për koncesionin e sterilizimit.

Anila Denaj ka shërbyer si ministre e Financave nga janari 2019 deri në shtator të vitit 2021.

Ajo pritet të japë sqarime si person që ka dijeni. Ndërsa më herët për këtë çështje janë pyetur edhe ish ministri Ilir Beqja dhe ish-zv. ministri Klodian Rrjepaj.

SPAK po zhvillon hetime edhe për tendera të tjerë që dyshohet se kanë natyrë korruptive, siç është koncesioni për check up.