Ishte radikalizuar së fundi dhe do të godiste Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesa të tjera federale në Uashington: objektivi ishte që të kryente sulme terroriste, ku në shënjestër kishte edhe Statujën e Lirisë.
Hasher Jallal Taheb është arrestuar nga FBI në përfundim të një hetimi që ka zgjatur rreth një vit.
“Task Forca kundër Terrorizmit, që drejtohet nga FBI, arrestoi Hasher Taheb, 21 vjeç nga Xhorxha, pas hetimeve që zbuluan planet e tij për të sulmuar disa ndërtesa federale”, tha Byung Jin Pak, prokuror në SHBA.
FBI siguroi se Taheb veproi i vetëm dhe me arrestimin e tij, kërcënimi është neutralizuar. Hetimi ndaj 21-vjeçarit kishte nisur pas një sinjalizimi anonim në mars të2018-s, në të cilin Taheb përshkruhej si i radikalizuar, i cili kishte ndërruar dhe emrin.
FBI kishte hapur një kanal komunikimi me terroristin, i cili dëshironte të mblidhte fonde që të udhëtonte jashtë vendit për në territore të kontrolluara nga ISIS.
Në dhjetor, një agjent i infiltruar u takua me të. Tahen i tregoi një pikturë të Shtëpisë së Bardhë dhe i tha se dëshiron ta godasë.
Sulmet do të zhvilloheshin me eksplozivë dhe me raketa antitank.