Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është përplasur me avokatin Spartak Ngjela në studion e OPEN.
Duke komentuar përplasjet e sotme në Shkodër dhe situatën në Shqipëri, Ngjela tha se zgjedhjet duhet të bëhen edhe pa opozitën.
I ashpër ka qenë reagimi i Salianjit.
“Ai është kryetar partie dhe nuk ka kandidat në zgjedhje. E sheh kush flet”, tha Salianji.
Salianji tha se Ngjela kërkon zbatimin e rregullave të shtetit, por vetë nuk i ka zbatuar dhe ka bërë burg
“Ku je këtu, në fshatrat e Korçës, je në Tiranë. Eni bën gabim që na sjell njerëz pa intelekt. E kam goditur pushtetin komunist dhe nuk kam kërkuar pafajësi”, tha Ngjela