Një ekip studiuesish japonezë ka zbuluar ndryshimin që ka pësuar kufiri mes pllakave tektonike në brigjet japoneze të Paqësorit. Fenomeni, i njohur si rrëshqitje e ngadaltë, po studiohet për lidhje të mundshme me mega-tërmetet.
Studiuesit nga Universiteti i Tokios dhe Rojet Bregdetare të Japonisë thonë se ata kanë konfirmuar se ky fenomen është vërejtur në shtatë raste, në një largësi rreth 50 kilometra larg bregdetit.
Në dy prej tyre, kufiri ka lëvizur me gjashtë centimetra dhe tetë centimetra përkatësisht drejt juglindjes rreth vitit 2018.
Shkencëtarët kanë monitoruar prej kohësh evente të tilla për të zbuluar nëse ato kanë lidhje me tërmetet kryesore.
Tadashi Ishikawa i Gardës Bregdetare të Japonisë thotë se ai do të mbledhë më shumë të dhëna për të kuptuar atë që po ndodh në kufirin midis pllakave tektonike. Ai thotë se shpreson që të dhëna të tilla të përdoren për simulime dhe të ndihmojnë në uljen e ndikimit të katastrofave të mundshme.
Shkencëtarët thonë se shans që një tërmet me madhësi 8 ose më i lartë të bjerë në zonën e Nankai Trough, në brigjet e Paqësorit të Japonisë, brenda 30 viteve të ardhshme, është 70-80 për qind.