Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Balldre në Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se i plagosur ka mbetur Hilë Gjini, i cili ka marrë disa plumba në këmbë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së 43-vjeçarit teksa ky i fundit ka qenë duke dërguar fëmijët në shkollë.
“Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron polica.
Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e ngjarjes, Gjin Gjinin, i cili akuzohet se për motive pronësie ka plagosur 43-vjeçarin.