Borussia e Dortmundit, në sfidën e “Signal Iduna Park” ndaj Hoffenheim, ka humbur një shans të shkëlqyer për të marrë 3 pikë.
Skuadra verdhezi deri 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt kryesonte 3-0, por në fundin e takimit ndodhi çudia e madhe: miqtë arritën të kthenin baraspeshën, duke shuar entuziazmin e tifozërisë vendase.
Gjithçka nisi në perfeksion për ekipin e Lucien Favre, që e mbylli pjesën e parë në epërsi të dyfishtë falë golave të realizuar nga Sanches dhe Gotze. Guarreiro i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 66, për të ardhur më pas te kundërpërgjigjja befasuese e Hoffenheimit.
Në minutën e 75 shkurtoi në 3-1 Belfodil, ndërsa në minutën e 83-të shënoi për miqtë edhe Kaderabek. Vetëm 4 minuta më vonë, Belfodil barazoi shifrat në 3-3.