Ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, ka konfirmuar se gjatë takimit të ministrave të vendeve të BE është rëndë dakord për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Një lajm i mirë në këto kohë të zymta”, shkruan Roth në Twitter. “Më në fund është dhënë drita jeshile në Këshillin e Ministrave për Europën gjatë videokonferencës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga kjo përfiton Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor. Urime për Tiranën dhe Shkupin, e keni merituar”.
Michael Roth ka qenë ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe luftoi për bindjen e vendeve anëtare të BE edhe në tetor, kur vendimi u shty me veton e Francës. Pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada.