Pas votimit për hapjen e negociatave në Bundestagun gjerman, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Në një status në Facebook, Meta ka falenderuar parlamentin gjerman për angazhimin dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë.
Pas këtij vendimi, Meta tha se në mënyrë urgjente duhet të zgjidhet kriza politike.
Reagimi i Presidentit Meta:
Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut!