Aktualitet Po kthehej nga pazari, fati tragjik i 31-vjeçares shqiptare në Itali

Po kthehej nga pazari, fati tragjik i 31-vjeçares shqiptare në Itali

Një 31-vjeçare shqiptare humbi tragjikisht jetën pasditen e së martës në Itali, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 në Casalmaggiore të Cremona-s.

31-vjeçarja e identifikuar nga mediat italiane vetëm me iniciale N.G, po kthehej me biçikletë nga një qendër tregtare, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një grua 56-vjeçare.

Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, përplasja ishte mjaft e fortë dhe e reja humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat italiane shkruajnë se kjo rrugë është bërë shpesh burim aksidentesh fatale, kryesisht për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës.