Aktualitet Po kthehej nga puna, humb jetën në aksident 25-vjeçari shqiptar, ishte baba...

Po kthehej nga puna, humb jetën në aksident 25-vjeçari shqiptar, ishte baba i dy fëmijëve

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Automjeti me të cilin po udhëtonte i riu u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Sipas mediave italiane, viktima është Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar.

25-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.  Ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë për shkak të përplasjes mes dy mjeteve.